Subscribe

Bizneset eksportuese ngrenë alarmin se të ardhurat e tyre gjatë 2018 u ulën me 15 % për shkak të zhvlerësimit të kursit të këmbimit.

 

Por ajo që po e çon këtë sektor drejt kolapsit është mosrimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas tyre prej disa muajsh ka një bllokim të këtij procesi, madje kompani të ndryshme kanë deri në një vit që nuk  marrin paratë që i takojnë.

 

Mbetet e vështirë nga ana e bizneseve për të nxjerrë një faturë të mosribursimit. Ndërsa administrata tatimore nuk jep të dhëna se sa është shifra e TVSh. Vizion Plus pyeti tatimet mbi këtë çështje dhe ato sqaruan se ka nisur procesi i dhënies së lekëve për bizneset, e aktualisht janë tek faturat  e korrikut 2018. Por Kompanitë e sektorit i kërkojnë qeverisë dhe Ministrisë së Financave që të zbatojnë ligjin për rimbursimin brenda 30 ditëve.

 

Nga ana tjetër, edhe rritja e pagës minimale me 2 mijë lekë është një vendim që rëndon më tej financat e kompanive, të cilat nuk kanë zgjeruar aktivitetin e tyre vitin që lamë pas.

 

Sektori i eksporteve ku përfshihen edhe kompanitë fason përbën një nga degët e ekonomisë që mban numrin të madh të punësuarve, kryesisht të atyre të pakualifikuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *