Subscribe

Ajo që bizneset eksportuese kishin paralajmëruar, ndodhi.

Në dy muajt e parë të këtij viti, Instituti i Statistikave raporton për një ecuri negative të eksporteve, çka konfirmon gjendjen e vështirë të bizneseve vendase.

Në dy muajt e parë të vitit 2019, eksportet arritën vlerën pre 44 miliardë lekë ose 6.3 % më pak, se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndërsa importet u rritën 1.1 % duke shënuar kështu  një thellim të deficitit.

Gjatë vitit që lamë pas, bizneset eksportuese, kryesisht ato fason paralajmëruan disa herë se mbiçmimi i kursit të këmbimit do të kishte pasoja direkte tek ata, pasi nuk po mbyllnin kontrata me partnerët, për shkak të zhvlerësimit të monedhës europiane. Të dhënat e INSTAT konfirmojë se grupi kryesor ai i tekstileve dhe këpucë, minerale dhe energji si dhe materiale ndërtimi, që në total përbëjnë 75% të eksporteve ka shënuar ecuri negative.

Ndikim të njëjtë  në këtë situatë ka dhënë edhe rënia e eksportit të energjisë. Një vit më parë pati një shitje të energjisë për shkak edhe të situatës së mirë hidrike, ndërsa ky fillim viti ka nisur me thatësirë të tejzgjatur.

Sipas INSTAT, në  muajin shkurt 2019, vendet më të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të  eksporteve është Kosova, Gjermania dhe Greqia.

Në total shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Euorpian zënë 67% të totalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *