E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Eksplozivi në derën e lokalit, pronarit i plagosën djalin në nentor 2018

Nje sasi prej rreth 200 gramë lënde eksplozive e llojit tritol është vendosur në hyrje të një lokali në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës mëngjesin e kësaj të enjteje.

 

Eksplozivi ishte me fitil dhe ishte vendsour tek dera e lokalit në pronësi të shtetasit Adriatik Brahimaj.

 

Reklamë

Lënda eksplozive u gjetë vetë nga pronari i lokalit, i cili menjëherë njoftoi policinë.

 

Lënda plasëse fatmirësisht nuk ka plasur ndërsa është hequr nga vendi nga policia.

 

Edhe pse nuk dihen shkaqet e ngjarjes, mësohet se pronarit të lokalit Adriatik Brahimajt në nëntorë të vitin 2018, I kanë kanë plagosur të birin Brikelo Brahimaj me armë zjarri.

 

Në lidhje me plagosjen, policia aso kohe identifikoi si autor shtetasin E. Beqiraj.

 

Megjithatë në lidhje me çështjen e vendosjes së eksplozivit ende nuk dihen shkaqet nëse kanë të bëjnë me këtë ngjarje apo me diçka tjetër.

 

Ndërkohë policia nga ana tjetër ka bërë edhe sekuestrimin e pamjeve filmike me qëllim identifikimin e personit apo personave që kanë vendosur pakon e tritolit para lokalit.

Më shumë video

Reklamë