Vendi
Eksploziv pranë lokalit në Burrel, tritoli nuk shpërtheu, policia nis hetimet për ngjarjen

Një sasi lënde eksplozive është konstatuar mëngjesin e sotëm në trotuar në afërsi të një biznesi bar kafe në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit.
Lënda plasëse është konstatuar nga pronari i biznesit i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Reklamë
Blutë e komisariatit të Matit kanë bërë menjëherë rrethimin e vendit të ngjarjes.
Nga Tirana mbërriti njësia antieksploziv e cila bëri të mundur largimin e lëndës plasëse, e cila kishte mbetur e pashpërthyer.
Ndërkohë grupi hetimor nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Dibrës kanë nisur hetimet për të zbuluar autorin e vendosjes së lëndës plasëse./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




