E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Kronikë

Eksploziv në makinën e oficerit të Krimeve të Rënda në Tiranë

Automjeti i oficerit të policisë Trim Murataj shpërtheu rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij.

 

Shpërthimi ne rrugën “Kastriotët”, pranë kthesës së Kamzës alarmoi banoret ndërsa tritoli i ishte vene makinës tip benz ne pjesën e përparme.

 

Reklamë

Grupi hetimor i cili mbërriti ne vendngjarje dyshon se vendosja e eksplozivit lidhet me detyrën e oficerit të Policisë të krimeve të rënda në komisariatin e Krujës. I marre ne pyetje ne policinë e Tiranës, Murataj tha për hetuesit se nuk ka konflikte me persona te tjerë, por nuk ka përjashtuar mundësinë e nje hakmarrje per shkak te detyrës si oficer policie.

 

Kjo per shkak te operacioneve antikanabis ne zonën e Fushe Krujës ku mësohet se 39-vjecari ka marre pjese si oficer. Ne vendngjarje policia mësohet se ka arritur te siguroje disa shenja gishterinjsh, ndërsa po merren ne pyetje dhe te afërm te Muratajt.

Më shumë video

Reklamë