Megjithë eleminin e  liderit të ISIS Al Bagdad, ekspetet e sigurisë mendojnë se  kjo nuk do të thotë që rreziku është zhdukur plotësisht. Pasi sipas tyre  mijëra luftëratë të mbetur përbëjnë ende kërcënim.

 

Eksperti i sigurisë për terrorizmin Adrian Shtuni në një prononcim për Vizion Plus, është shprehur se vrasja e tij nuk do të thotë fundi operacional i shtetit islamik, pasi sipas tij deri më tani shteti islamik duhet ti ketë 14 deri në 18 mijë luftëtarë.

 

Nuk do të thotë fundit operacional i shtetit islamik, për arsye që sipas shërbimit informative të inteligjencës shteti islamik duhet ti ketë 14 deri në 18 mijë luftëtarë, të cilët mund të kenë zhveshur uniformat ushtarake një pjesë, por janë duke u provuar. Ka një shtrirje në aspektin ndërkombëtar të shtetit islamik që më parë nuk ishte, tani ka vilajete, sic e quajnë ata. Mjaft vende të ndryshme, duke përmendur Afganistanin një nga kryesorët, Jemin etj. Gjë që e bën pretendimin se shteti islamik ka marrë fund, diçka të pabazë. Nuk mendoj se kjo vrasje i ka zënë në befasi strukturat e shtetit islamik, kjo është një gjë mjaft e pritur. Kemi rastin e vrasjes së BinLanden, që u vra gati 8 vjet e gjysmë më parë nuk solli fundit e organizatës Al kaeda, përkundrazi. Njësoj edhe vrasja e Abu Musa Kaëin, i cili ishte themeluesi i shtetit islamik në 2006. 13 vjet me para shteti islamik mori trajta te tjera dhe u shpërnda. Dhe kanë qenë mjaft të efektshëm.

 

Shtuni apelon institucionet shtetërore, përfshirë edhe ato shqiptare që të punojnë më shumë sa i takon luftëtarteve të shtetit islamik, të cilët janë kthyer në vendet e tyre të origjinës. Sipas ekpsetit Adrian Shtuni, duhet të bëhet kujdesh më shumë me gratë dhe fëmijët.

 

“Po sigurisht, duhet të kemi një gjë që është mjaft esenciale këtu. Njerëzit të cilët I janë bashkuar organizatave terroriste dhe që kanë qenë drejtpërdrejtë lidhur me to qoftë në mënyrë aktive ose pasive automatikisht përbëjnë rrezikshmëri në aspektin e sigurisë kombëtare. Në çfarë niveli? Atëherë kjo duhet të vlerësohet në lidhje individuale, sepse çdo individ ka pasur mendje të ndryshme, sidiomos nëse flasim për gra fëmijë, apo luftëtare që janë tre kategori të ndryshme. Duhet që të vlerësohet rrezikshmëria dhe kërcënimi në mënyrë individuale. Por automatikisht ato përbëjnë një shqetësim dhe është një shqetësim që do të vazhdojë për një kohë të gjatë.”

 

Vrasja e themeluesit te shteit islamik eshte nje goditje e rende per strukturen e organziatës, pasi ai nuk ishte vetem lideri operacional, por edhe shpëtëror. Ai e quante veten pasardhës të familjes së profetit Muhamed.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *