Subscribe

Lumenjtë ne Shqiperi vazhdojnë te degradohen. Ekspertët theksojnë se demet e shkaktuara nder vite jane te pakthyeshme per shkak te shfrytëzimit pa kriter.

 

“Lum i Kukësit….nuk kanë lumë, prunë deri aty se janë shfrytëzuar në mënyrën më të keqe të mundshme, që ne i quajmë shfrytëzim barabar, qe domethënë se nuk merret sa duhet me koeficient natyror, që mund të jetë 20=30 % por me me koeficient 98% e sasisë se ujit dhe 98 e gjatësisë se ujit. Te gjitha këto per te shkuar ne nje tub per te bërë energji, që në vend që të prodhohej energji 5 megavat kërkohet në maksimum, duke shkaktuar nje dem që cilësohet i pakthyeshëm.”

 

Por përballe kesaj situate ministri Blendi Klos shprehet se duhet gjetur një ekuilibër mes zhvillimit të industrisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Sipas Klosit nga 175 koncesione të dhëna per ndërtimin e hidrocentraleve vetëm 100 prej tyre janë funksionale.

 

“Janë dhene leje hecesh ne zona te mbrojtura, jane dhënë leje pa studime te dëmtimit te mjedisit, jane dhënë koncesione kompanish që nuk kane burimet financiare per te zhvilluar ate projekt dhe me shume kane dëmtuar sesa kane zhvilluar. Nga 175 koncesione te dhena te cilat janë me dëshirën e mire per te realizuar diçka, ne fund te fundit vetëm 100 prej tyre ekzistojnë. Kemi shume nga këto projekte pasi firmat nuk kane leverdi.”

 

I Pyetur nga Vizion Plus në lidhje me guroret në Tomorr ministri i mjedisit pranoi se keto impiante vazhdojnë punen pavarësisht se mali është klasifikuar si zone e mbrojtur.

 

Fatkeqësisht pezullimi qe bëmë ne Malin e Tomorit, Gjykata Administrative e Vlorës dha masën e pezullimit te vendimit tone deri sa gjykata të shprehet përfundimit për sa i përket heqjes së lejes minerare të dy subjekteve në malin e Tomorit.  Gje e cila ka shkaktuar nje gabim shume te madh pasi këto dy kompani vazhdojnë te funksionojnë edhe pse mali i Tomorit është shpallur zone e mbrojtur.”

 

Klosi tha se do te vijoje beteja ne gjykate deri ne ndaljen shfrytëzimit te malit te Tomorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *