Mijëra ekspertë të lartë në botë kanë bërë thirrje që të marrin fund bllokimet për pandeminë e koronavirusit. Izolimin ata e cilësojnë të dëmshëm dhe thonë se njerëzit duhet të kthehen në mënyrë të sigurtë në jetën normale dhe të ndërtojnë imunitetin e tufës, teksa studiuesit vazhdojnë kërkimet për vaksinën. Më shumë se tre mijë mjekë dhe shkencëtarët kanë nënshkruar një deklaratë, ku shprehin shqetësimin për politikat aktuale të shumë vendeve për menaxhimin e pandemisë. Ata paralajmërojnë se masat kanë një ndikim shkatërrues në shëndetin fizik e mendor dhe se do të shkaktohen dëme të mëdha.

 

“Mbajtja e këtyre masave derisa të vihet në dispozicion një vaksinë do të shkaktojë dëme të pariparueshme. Për fat të mirë, informacioni ynë për virusin po rritet çdo ditë. Ne dimë që të moshuarit preken më shumë sesa të rinjtë. Nëse do të lejohet të krijohet imuniteti i tufës, rreziku për t’u infektuar, përfshirë edhe më të rrezikuarit, do të bjerë. Qëllimi ynë duhet të jetë të minimizojmë vdekshmërinë dhe dëmtimin shoqëror derisa të arrijmë imunitetin e tufës. Ata që kanë një rrezik minimal për të vdekur prej virusit, të vijojnë jetën e tyre normalisht, që të krijojnë imunitetinn e tufës. Kështu mbrohen më mirë ata që janë në rrezik më të lartë nga COVID-19.”

 

 

Mjekët dhe shkencëtarët propozojnë në këtë mënyrë “Mbrojtjen e Përqendruar”. Ata thonë se kjo metodë do të ishte një nxitje e madhe për ekonominë dhe jetën e shumicës së njerëzve. Sipas tyre, ndeshjet duhet të luhen si më parë, teatrot të rihapen, të rikthehemi në zyra dhe të mos ketë një orar kufizues për baret e restorantet. Për grupet e rrezikuara ata propozojnë:

 

“Pensionistët duhet të blejnë në internet dhe të takojnë të afërmit në ambientet e jashtme. Stafi i shtëpive të kujdesit duhet të testohet rregullisht. Masa të thjeshta higjienike, të tilla si larja e duarve dhe qëndrimi në shtëpi kur jeni i sëmurë duhet të praktikohen nga të gjithë për të ulur pragun e imunitetit të tufës. Njerëzit që janë më të rrezikuar mund të marrin pjesë nëse dëshirojnë në aktivitete kulturore a sportive.”

 

Por, Prof. Jeremy Rossman, nga Universiteti i Kentit, pranoi se kufizimet aktuale kanë një ndikim të rëndësishëm, por nuk pajtohet me deklaratën. Ai paralajmëroi se mund të mos jetë e mundur të mbrohen të rrezikuarit dhe të zhvillohet imuniteti i tufës.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *