E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ekspertët e SHBA trajnojnë SPAK/ Prokurorët do të hetojnë krimet zgjedhore

Me fillimin e fushatës zgjedhore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur trajnimin për gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK që do të luftojnë krimet zgjedhore.

 

Kanë qenë këshilltari i lartë i OPDAT kundër korrupsionit ndërkombëtar Constantine Soupious dhe drejtori i Degës së Krimeve Zgjedhore të Sektorit të Integritetit Publik të Divizionit Penal, Richard Pilger nga Departamenti i Drejtësisë, ata të cilët diskutuan me prokurorët dhe gjyqtarët llojet e krimeve zgjedhore.

 

Reklamë

Ky trajnim erdhi në një moment shumë të rëndësishëm pasi kjo është hera e parë që korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje do të jenë nën juridiksionin e SPAK-ut.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë