Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në...

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën në liqenin...

Ksamil/ Përplasen një mjet lundrues me skafin e Policisë...

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan...

Sulmohet cisterna me natfë pranë brigjeve të Jemenit

Ibrahimoviç tërbon suedezët, shkon me Kardinalen te shfaqja e...

Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gazë

29 Korrik 15:43

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke parashikuar “vdekje të shumta” nëse nuk merren masa të menjëhershme.

Ky paralajmërim, që ende nuk përbën shpallje zyrtare të urisë, vjen pas reagimeve të shumta pas publikimit të imazheve të fëmijëve të kequshqyer dhe raportimeve për dhjetëra vdekje të lidhura me urinë pas gati 22 muajsh luftë.

Presioni ndërkombëtar e shtyu Izraelin që gjatë fundjavës të shpallë disa masa, përfshirë ndalesa të përditshme në luftime për shkaqe humanitare në disa pjesë të Gazës dhe hedhjen nga ajri të pakove me ndihma. Megjithatë, Kombet e Bashkuara dhe palestinezët në Gazë thonë se situata ka ndryshuar pak, teksa turmat e dëshpëruara të palestinezëve vazhdojnë të dynden drejt kamionëve me ndihma para se ato të arrijnë në destinacionet e parapara.

Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore (IPC) paralajmëroi se Gaza që dy vjet është buzë urisë, por zhvillimet e fundit kanë “përshkallëzuar në mënyrë dramatike” situatën.

Shpallja zyrtare e urisë, që është e rrallë, kërkon të dhëna që nuk mund të merren në Gazë për shkak të pengimit të qasjes në këtë territor.

Por, ekspertët e pavarur thonë se nuk kanë nevojë për një shpallje formale për të kuptuar atë që po shohin në Gaza.

“Ashtu si një mjek familjar mund ta diagnostikojë shpesh një pacient me të cilin është i njohur bazuar në simptomat e dukshme, pa pasur nevojë të dërgojë mostra në laborator dhe të presë rezultatet, po ashtu mund t’i interpretojmë simptomat e Gazës. Kjo është uri e vërtetë”, tha për Associated Press Alex de Waal, autor i librit “Uria Masive: Historia dhe e Ardhmja e Saj” dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Paqe Botërore.

Teksa situata humanitare në Gazë është rënduar, Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez njoftoi më 29 korrik se numri i viktimave që nga nisja e luftës më 2023 ka shkuar në mbi 60.000.Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza Uri Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tubime edhe në diasporë, gazetari nga Londra: Një protestë pa kokë, shumica nuk e dinë ku bie Zvërneci

më shumë...

Zjarr në një apartament në Vlorë, ndërhyjnë zjarrfikësit

më shumë...

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Fier, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

më shumë...

Temperatura deri në 32 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:36

Tubime edhe në diasporë, gazetari nga Londra:...

10:13

Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i...

9:58

“Qeveria shqiptare ka dhënë garanci”, Rama: Marta...

9:24

Zjarr në një apartament në Vlorë, ndërhyjnë...

9:16

Humbi jetën në Ksamil, momenti kur 20-vjeçari...

8:56

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Fier, arrestohen...

8:31

Temperatura deri në 32 gradë celcius, parashikimi...

8:10

“Shmangni shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për...

2:31

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

2:07

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta...

2:02

Iliri dhe Moza, kush prej tyre do...

1:04

“Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për...

12:33

Dy vite pa u parë, Moza nuk...

11:55

Finalja e madhe e Ferma Vip, kush...

11:46

Emocionuese/ Soni Malaj këndon në skenën e...

11:31

“Dashuria dhe martesa” Ilir-Moza, opinionistët shprehin rezerva,...

11:06

Nga Amerika në Ferma Vip, Iliri surprizohet...

10:41

“Forca, na ke bërë shumë krenar”, përlotet...

10:24

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA:...

10:05

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.