Subscribe

Agjencitë e huaja ligjzbatuese përfshihen ne hetimin e dosjes “Kokaina” pas kapjes se ngarkesës rekord ne Maminas prej 613 kilogramë droge.

 

Burimet konfirmojnë per Vizion Plus se eksperte te huaj kane mbërritur ne portin e Durrësit per te grumbulluar te dhënat rreth lëvizjes se kontenierit, i cili u bllokua bashke me ngarkesën e kokainës ne magazinën e kompanisë Arbri Garden.

 

Nuk ka shume informacione se cili do te jete roli i tyre ne hetimin e kësaj dosje, por konfirmohet se pritet te hidhet me shume drite rreth fijeve te rrjetit te trafikut ndërkombëtar te drogës.

 

Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda shoferi i trajlerit Armando Pezaku tha se ditën që u kap 613 kg kokainë ai kishte bërë transportin edhe të dy kontenierëve të tjerë në Tiranë në afërsi të rrugës së Elbasanit. 25 vjecari tha para hetuesve se asnjëherë nuk ka qene ne dijeni se çfarë kanë pasur ngarkesat.

 

Armand Pezaku tregoi se kishte 6 muaj qe punonte e se shoferet me te vjetër nuk transportonin ne magazine për shkak të rrugës së prishur në Maminas ndaj dhe i kishin kërkuar që të shkonte ai. Sa i përket statusit në rrjetet sociale i riu tha se atë ia kishte hapur vëllai më i vogël dhe se ai nuk merrej shumë me platformat online.

 

Pak dite me pare policia shqiptare zbuloi kokainën ne nje kontenier te mbushur me banane. Ngarkesa ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte mundur te kalonte duke u shpëtuar kontrolleve ne disa vende te Bashkimit Europain.

 

Me finalizimin e operacionit uniformat blu arritën te arrestonin vetëm menaxherin e kompanisë Arbri Garden, si dhe shoferin i cili kishte bere transportin deri ne magazinat e Maminasit. Ndërkohe është shpallur ne kërkim pronari i kompanisë Arbri Cekaj, i cili ka dyshime se ndodhet jashtë territorit te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *