E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Ekspertë të huaj inspektojnë situatën e kishave në Voskopojë dhe Vithkuq

Ekspertë të huaj që përfaqësojnë një organizëm ndërkombëtar, inspektojnë nga afër kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit me qëllim shpëtimin e vlerave të tyre që konsiderohen pasuri botërore.

 

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisnim ekspertët e Europa Nostra, të cilët inspektuan nga afër situatën e kishave në Voskopojë dhe Vithkuq’”, thotë Gjergji Koki, drejtor I drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare.

 

Reklamë

Ai shton se ekspertët panë nga afër ndërhyrjet dhe proçeset për organizimin e punës gjatë katër viteve të fundit, me qëllim shpëtimin e këtyre vlerave  të cilat mund të cilësohen si pasuri botërore.

 

“Sfida jonë e përditshme për të ruajtur, restauruar dhe promovuar trashëgiminë historike, është e pamundur pa kontributin e çdo aktori” shprehet Koki.

 

Voskopoja dhe Vithkuqi, janë dy nga fshatrat me trashëgiminë kukturore më të pasur në rajonin e Korçës me objekte të vjetra të kuktit ortodoks.

 

Edhe pse pjesa më e madhe e kishave të këtyre fshatrave nuk egzistojnë më, ato që kanë mbetur përbëjnë një pasuri me vlera jo vetëm kombëtare por edhe me rëndësi botërore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë