Subscribe

Pas shpalljes në kërkim të njërit prej të dyshuarve kryesore të grabitjes brenda në pistën e Rinasit policia ka gjetur një sasi të parave të cilat dyshohet se janë ato të grabitura.

 

Në Elbasan në shtëpinë e njërit prej të afërmve të Aleks Pepës i shpallur në kërkim ndërkombëtar Policia ka gjetur rreth 50 mijë euro ndërsa hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për paratë e grabitura. Dyshimet janë shtuar akoma më shumë pasi ato janë gjetur të fshehura brenda në frigorifer ndërsa janë dërguar për ekzaminime në laboratorin shkencor.

 

Pak kohë më parë prokuroria lëshoi urdhërarrest për Pepën nga Elbasani si të dyshuarin kryesor të grabitjes së 30 qershorit në Rinasit.

 

Pre e grabitjes ra sërish një eskortë e transportit të vlerave monetar.

 

Të paktën 3 persona të maskuar dhe të armatosur prenë rrethimin mbrojtjes te hyrjes kryesore për në pistën e avionëve dhe u futën brenda ku nënë kërcënimin e armëve morën paratë të cilat do të transportoheshin jashtë vendit.

 

Deri më tani operacioni është mbajtur sekret dhe drejtohet nga nëndrejtori i përgjithshëm i policisë Ardian Cipa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *