Subscribe

Keshilli i Ministrave te Jashtem pritet te vendosë hapjen e negociatave per anetaresimin e shqiperise ne Bashkimin Evropian.

 

Ndersa pritet qendrimi zyrtar i Holandes dhe Frances, Vizion Plus ka siguruar draft-konkluzionet e Keshillit qe do te mblidhet ne daten 15 tetor ku theksohet vendimi pro Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.

 

 

Keshilli risjell konkluzionet e tij të datës 18 qershor 2019, për te rivendosur ne axhende,  jo më vonë se tetori i 2019, te  çështjes se rekomandimeve të Komisionit për të hapur negociatat e anetaresimit me Republiken e maqedonise se veriut dhe Shqipërisë.

 

 

Ne kete draft vleresohen ne menyre te vecante arritjet ne kuader te reformes ne drejtesi duke theksuar se zbatimi i saj duhet te vazhdoje, thuhet me tej me dokumentin e siguruar nga Vizion Plus.

 

 

Keshilli mirëpret zbatimin e vazhdueshëm për reformën në drejtësi si dhe rezultatet konkrete të arritura, në veçanti ne lidhje me rivlerësimin e te gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu).  Keshilli mirëpret progresin e qëndrueshëm për vetingun e gjyqtarëve për Gjykatën kushtetuese dhe prokurorëve  për strukturën speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK). 

 

Dokumenti vlereson edhe hetimet proactive dhe denimet ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, duke perfshire edhe nivelet e larta. Per me teper BE, kerkon qe lufta kunder korrupsionit e krimit te oprganizuar te vazhdoje ne te gjitha nivelet.  Por Keshilli nuk le jashte vemendjes as krizen politike ne vend, sic raporton Vizion Plus.

 

 

 “Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për reforma, veçanërisht në fusha thelbësore për procesin e pranimit në BE. Partitë e opozitës duhet të riangazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet ti përkushtohen axhendës së reformave për BE dhe të dialogojnë për të tejkaluar polarizimin politik.”

 

Ne kete dokument qe eshte vetem nje draft flitet edhe per zhvillimin e konferences se pare nderqeveritare deri ne fundin e ketij viti, njesoj si Maqedonia e Veriut.

 

 

Përpara konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet brenda vitit 2019, ky kuadër negociues do të miratohet nga Këshilli. Këshilli më tej fton komisionin të përmbushë procesin e ekzaminimit analitik të legjislacionit të Bashkimit Europian me  vendin, duke nisur nga kapititujt e drejtësisë dhe të drejtave themelore, lirisë dhe sigurisë.

 

Megjithate dokumenti qe mban daten 27 shtator eshte paraprak dhe e sigurt eshte qe do te ndryshoje, pasi se pari do te perfshihen kushtet e Gjermanise qe konferenca e pare nderqeveritare te zhvillohet vetem kur Shqiperia te kete nje Gjykate Kushtetuese e te larte funksionale si dhe kur te miratoje reformen ne drejtesi.

 

Per me teper ende nuk ka nje qendrim zyrtar te frances e Holandes e nese keto vende do te jene pro negociatave dhe skenari me pozitiv eshte qe te shtohen kushtet per ne./ Vizion Plus

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *