David Trezeguet ishte për herë të parë në Shqipëri në kuadër të fushatës “Champion the Match”. Në intervistën ekskluzive dhënë për Vizion Plus dhe “Tring” që kane të drejtën e transmetimit të Uefa Champions League ne Shqiperi, Trezegue pranoi se Reali i Madridit është favorit për të fituar këtë trofe te madh.

 

“Unë them qe Reali po tregon se aktualisht është një hap mbi ekipet tjera gjysmefinaliste, falë formës që ka treguar në Champions, por edhe ne kampionat, pa harruar që në fund të fundit ata janë kampionet në fuqi. Por nga ana tjetër, Juventus qoftë në kohen kur luaja unë qoftë në ditët e sotme e ka mundur Realin, kështu që deri në fund, çdo gjë është e mundur. Ky Juventus në fakt është shumë i fortë, por edhe skuadra kur luaja unë në 2004-2005 me emra si Ibrahimoviç, Turam, Kanavaro, Viera kishte të njëjtat objektiva si kjo skuadër sot. Pra të fitonte gjithçka. Ekipi aktual po bën gjithçka mirë. Nuk duhet të harrojmë që para dy vitesh luajtën në finale me Barcelonën. Në gjysmëfinale nuk do të jetë e lehte, por mendoj se bardhezinjte i kanë të gjitha kartat e duhura për t’i shkuar deri në fund këtij trofeu.”

Ish bomberi francez i pyetur në lidhje me pengun më të madh të karrierës tha se ishte 11 metërshi i humbur në finalen e 2003-shit në Champions League kundër Milanit. Aktualisht Trezeguet është Ambasador i Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *