Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

Rama zbardhdetajet, ja çfarë u diskutua me drejtuesit e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e...

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2...

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen në organizatë...

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe Izraelit

I nxehti “përvëlon” Europën Jugore, situata më kritike është...

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re, ylli i...

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS “ngroh motorët”...

Ekskluzive/ Emocionon Vera Ora: Rita ka filluar pikturen, është izoluar në një shtëpi tjetër

14 Prill 19:10

Vera Ora ka rrëfyer për herë të parë në shqip, arsyet e vendimit të saj për t’u rikthyer në profesionin e saj si mjeke dhe kryesisht në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19. Në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites” ajo rrëfeu se meraku që familja ka për të është i madh megjithatë ajo ndihej përgjegjëse për ta marrë përsipër këtë detyre.

“Ësdhtë detyra ime si mjeke dhe kur mu ofrua kjo punë e pranova. Ndihesha përgjegjëse ta bëja këtë punë dhe kjo është puna ime. E tërë famija shqetësohet se jam e rrezikuar por jemi të vetëdijshme të gjithë. Vajzat janë të izoluara në një vend tjetër të shtëpisë, për t’ju shmangur rrezikut ndaj infektimit. Mundohem të ndaloj transmetimin e infeksionit te rrethi im dhe familja ime, dhe ata brengosen për shëndetin tim. Dmth si doktoreshë që mund të sjell rrezikun në shtëpi, ato normalisht që brengosen ndaj shëndetit tim..”

Vera zbuloi gjithashtu edhe një tjetër talent të Rita Orës që nuk e njihnim deri më sot, atë të pikturës.

“Unë komunikoj me vajzat rregullisht në çdo ditë. Merren me profesionin e tyre. Normalisht që artistët kanë marrë një metode tjetër të komunikimit. Rita gëzon një talent të ri. Ka filluar artin,  vizatimin. Të gjithve jua rekomandoj. Është relaksuese përkrah muzikës, artit dhe ushtrimeve të tjera.Rita ka talentin e të dyve. Besoj që është e kombinuar. Besoj se e ka talentin që e ka shpreh që më herët i përmbahet dhe e vazhdon.Ajo vazhdon punën e saj në mënyrën e saj, është shumë e lumtur se ka qenë shumë e ngarkuar. Nuk ka qëndruar në një vend për më shumë se një javë. Është mënyrë relaksimi. E shfrytëzon për të punuar sa më tepër në projektet e rradhës.”

Vera Ora përgëzoi gjithashtu angazhimin shqiptar në respektimin e masave pasi sipas saj janë thelbësore në luftën ndaj përhapjes së Koronavirus.

“Jam e lumtur që numri i infektuarve dhe viktmave është relativisht i ulët se në Britaninë e Madhe. Është rezultat i parandalimit të hershëm, ju përgëzoj të gjithë për këtë. Është preventiva më e mirë deri tani.Po, flas me familjarët e mi në Kosovë rregullisht gjithashtu kanë brengosje për shëndetin tim dhe mundohem t’i inkurajoj, t’i jap një lajm që do të përfundoj një ditë dhe do t’i kthehemi normalitetit”, u shpreh mamaja e yllit botëror Rita Ora.

Me mesazhin inkurajues për gjithë shqiptarët që duhet të qëndrojnë në shtëpi, Vera Ora u shpreh se si çdo vit ajo dhe bashkëshorti i saj, shpresojnë të vizitojnë sërish Shqipërinë e Kosovës pasi situata me Koronavirus të ketë marrë fund. / Vizion Plus

Posted Under:
Kronike Kryesoret Lifestyle Sociale
Tagged:
covid-19 emocion Rita Ora rrezik

Nga e njëjta kategori

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e ministra dalin nga vila qeveritare në Pogradec

më shumë...

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat (EMRAT)

më shumë...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para

më shumë...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima dhe 1 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:53

Rama zbardhdetajet, ja çfarë u diskutua me...

6:24

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik,...

6:10

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush...

5:48

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir,...

5:38

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet...

5:32

Arrestimi i Vis Kosovës, policia: Dhunoi dhe...

5:16

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen...

5:13

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe...

4:23

Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr...

3:39

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 7...

3:26

I nxehti “përvëlon” Europën Jugore, situata më...

3:24

Aleanca i “hedh qymyr” qeverisë, partia e...

3:10

Kapet me armë në Palasë, arrestohet Vis...

3:03

Operacion antidrogë në Tiranë, 5.2 kg heroinë...

2:53

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re,...

2:22

Vrasja në Ksamil, gjendet në ferra thika...

2:15

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS...

1:20

Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra...

12:56

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin...

12:50

Shenjat e horoskopit që shpenzojnë para pa...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr edhe 50 mijë lekë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.