Subscribe

Një grup nxënësish ekselentë nga 4 gjimnaze te Tiranës, do te përfaqësojnë Shqipërinë ne olimpiadën e katërt te metropoleve qe do te mbahet ne Moske. Gara do te zhvillohet me bashkëmoshatare te tyre nga kryeqytete te ndryshme evropiane e cila nuk do te konsistojë vetëm ne fushën e shkencave ekzakte. Nxënësit u pritën nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili u shpreh se Shqipëria do te përfaqësohet denjësisht me këtë ekip.

 

Erion Veliaj: “Jam shumë i lumtur që më të mirët nga 4 gjimnaze publike të Tiranës, të cilët kanë fituar olimpiadat dhe konkurset në Shqipëri, do të përfaqësojnë vendin tonë në Olimpiadën e Metropoleve në Moskë. Teksa shumica e shokëve e shoqeve të tyre kanë qenë në plazh, ata jo vetëm që nuk janë nxirë, por kanë studiuar dhe janë përgatitur për një eksperiencë fantastike. Me medalje ose jo, koha do ta tregojë, por rëndësi ka që do të jetë një eksperiencë e shkëlqyer, për të treguar se çunat dhe gocat e Tiranës mund të na përfaqësojnë denjësisht mes dhjetëra skuadrave të kryeqyteteve të tjera, në këtë olimpiadë të kampionëve të metropoleve”.

 

Veliaj theksoi se motivimi dhe mbështetja e talenteve mbetet një nga objektivat kryesore të Bashkisë së Tiranës.

 

Erion Veliaj: “Është shumë e rëndësishme të tregojmë se për djem e vajza të tillë, që kanë dalë me dhjeta, që kanë studiuar më tepër se sa shumica, Bashkia e Tiranës do të ketë gjithmonë një mundësi për të financuar, siç po bëjmë në këtë rast me udhëtimin, e më pas me një bursë, siç kemi bërë me shkollat 9-vjeçare. E di që është e pamundur që të paguajmë për të gjithë, por ama për më të mirët, për ata që dalin me dhjeta, për ata që sjellin çmime e fitojnë në olimpiada, gjithmonë do gjendet një mënyrë që Bashkia e Tiranës të jetë një mbështetje”.

 

Olimpiada e metropoleve do te zhvillohet në Moske në 3 dhe 4 shtator.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *