Për tre muajt e parë të vitit ekonomia shqiptare u rrit me gati 6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

 

Kjo sipas ekspertëve do të thotë se gjatë janarit, shkurtit dhe marsit, efektet e inflacionit nuk kanë qenë fort të ndjeshme dhe se rritja ekonomike ka vijuar, e mbështetur kryesisht tek investimet dhe konsumi privat.

 

Të dhënat e instat tregojnë se kontributi kryesor në këtë rritje vjen nga ndërtimi, si një nga sektorët që ka performuar më mirë në këtë periudhë, pasuar nga  tregtia dhe shitblerja e pasurive të paluajtshme.

 

Por ky tremujor nuk ishte pozitiv për bujqësinë nga ana tjetër, progresi i së cilës ishte gati i pandjeshëm.

 

Për muajt e tjerë të vitit, parashikimet janë të zymta pasi për shkak të krizës, si banka e Shqipërisë, ashtu edhe institucionet e tjera ndërkombëtare, kanë përgjysmuar shifrat për rritjen ekonomike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *