Subscribe

Ecuria e ekonomisë shqiptare duket se ka sfiduar çdo parashikim të institucioneve ndërkombëtare, por edhe të vetë Ministrisë së Financave gjatë vitit 2020. Referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT, vitin që lamë pas u mbyll me një recesion prej 3.31%, në ndryshim e nga parashikimet e FMN, BB, BERZH që parashikuan rënie deri në 9%.

 

Ndikim në këtë nivel ka dhënë tremujori i katërt i vitit 2020, i cili rezultoi me rritje prej 2.9%. Për ministren e Financave, Anila Denaj rënia në këto nivele është atribut i mirëmenaxhimit të pandemisë.

 

Gjatë vitit të vështirë 2020, degët më kontribut pozitiv ishin ndërtimi, i nxitur edhe nga procesi i rindërtimit, sektori i real astate, por edhe shëndetësia, shpenzimet për këtë sektor u rritën ndjeshëm.

 

 

Fillimi i vitit 2020 ishte i vështirë dhe nisi më rënie për shkak të efekteve të tërmetit. Më pas në 3 mujorin e dytë ekonomia ishte nën masat e forta të izolimit, ndërsa në tre mujorin e trete ndikoi sezoni turistik. Fundi i vitit përkon edhe me kulmin e infektimeve nga pandemia dhe shpenzimet shëndetësore pësuar një rritje të ndjeshme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *