Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 July 2025
Vizion fokus

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, ish-kreu i...

Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth, Spahia: Rama...

Netanyahu është gati të negociojë përfundimin e luftës në...

Sherri largohet nga Cagliari, firmos me një tjetër skuadër...

Ismajli refuzoi ofertën e majme nga Katari për t’u...

Rebelët “Huthi” thonë se do të vazhdojnë të sulmojnë...

Trump emëron Sean Duffy si administrator të përkohshëm të...

Zjarr në pyllin me pisha në Zvërnec

Kavaja nderon heroin antikomunist, përurohet shtatorja e Josif Budos,...

Britani-Ukrainë nënshkruajnë marrëveshjen për 5 mijë raketa Thales

Ekonomia gjermane bie në recesion, si paraqitet gjendja?

26 Maj 09:05

Ekonomia gjermane ka rënë në recesion. Sa dramatike paraqitet gjendja?

 

Fillimisht pandemia e koronës me të gjitha pasojat e saj – për shembull problemet dramatike në zinxhirët e furnizimit, pastaj lufta e Ukrainës: ekonomia gjermane u përball vitet e fundit me një goditje të dyfishtë. Çmimet dhe normat e interesit po rriten, pengesat në furnizime dhe mungesat e energjisë po e rëndojnë ekonominë – dhe sipas teorive të ekonomistëve, ajo ekonomia po shkon lart e poshtë në formë valësh. Zakonisht ekonomistët flasin për katër faza:

 

  • Rritje ekonomike apo prosperitet
  • Bum ekonomik
  • Recesion
  • Depresion ekonomik

 

Recesioni nënkupton rënien, p.sh. kur kapacitetet prodhuese nuk shfrytëzohen më tërësisht për shkak se bie si niveli i eksportit në tregtinë e jashtme edhe kërkesa për mallra dhe shërbime në tregun e brendshëm.

 

Një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt, jo vetëm në Gjermani, sepse konsumatorëve u duhet të paguajë shumë para për shkak të çmimeve të larta të energjisë gjë që shpie në rënien e fuqisë blerëse për prodhime të tjera.

 

Prodhim i brendshëm bruto

 

Si masë standarde për ciklet ekonomike konsiderohet  i shumëcituari prodhim i brendshëm bruto, ose shkurt PBB. Ky term përfaqëson vlerën e të gjitha shërbimeve dhe mallrave të prodhuara në një periudhë të caktuar kohore.

 

Nëse PBB-ja tkurret për dy tremujorë radhazi, bëhet fjalë për “recesion teknik” – i cili kërcënoi Gjermaninë në fund të vitit 2021 pasi PBB-ja ishte tkurrur me 0.3 për qind në tremujorin e fundit të vitit si rezultat i pandemisë së koronës. Në tre muajt e parë të vitit 2022, prodhimi ekonomik u rrit me 0.2 për qind. Por në pranverën e vitit 2023 gjendja paraqitet ndryshe. Sepse ekonomia gjermane u tkurr si në tremujorin e fundit të vitit 2022 ashtu edhe në tremujorin e parë të vitit aktual.

 

Depresioni ekonomik si skenar horrori

 

Nëse një recesion zgjat për një periudhë relativisht të gjatë kohore, ai mund të shndërrohet në një krizë të vërtetë ekonomike. Ne të tilla raste flitet për depresion ekonomik: papunësia dhe numri i falimentimeve rritet, mallrat mbeten stok në depo. Skenarin e tmerrshëm e plotësojnë krizat financiare, rëniet e bursave dhe falimentimet e bankave.

 

Mjet kurues: programet shtetërore të ndihmave

 

Prandaj është e rëndësishme që shteti të parandalojë rënien në depresion dhe rrjedhimisht rënien në fazën më të ulët të ciklit ekonomik. Prandaj qeveria do të përpiqet t’i kundërvihet recesionit që po zhvillohet në vend ose që ai të zgjasë sa më pak që të jetë e mundur. Mjete të sprovuara për ta bërë këtë janë paketat e lehtësimit për kompanitë dhe qytetarët, si ndihmat qeveritare dhe ulja e taksave./DW/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
ekonomi Gjermani Inflacion recesion

Nga e njëjta kategori

Mot veror dhe i kthjellët këtë të premte në Shqipëri, ideal për bregdet

më shumë...

Aksioni në Theth i hap rrugën investitorëve strategjikë? Bardh Spahia tregon në “Quo Vadis” çfarë do të ndodhë

më shumë...

“Situata dramatike, terror i gjallë”, pronari i bujtinës në Theth: Janë anuluar 80% të rezervimeve

më shumë...

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, ish-kreu i IKMT: Po zbatohet ligji

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:07

Mot veror dhe i kthjellët këtë të...

10:56

Mbetën në det të hapur pasi veliera...

10:15

Aksioni në Theth i hap rrugën investitorëve...

10:07

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth,...

10:01

Pronari i Bujtinës: Mirë ne ndërtuam pa...

9:52

“Situata dramatike, terror i gjallë”, pronari i...

9:39

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth,...

9:26

“Për të vënë duart në kokë”, avokati...

9:21

Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Theth,...

8:55

Netanyahu është gati të negociojë përfundimin e...

8:48

Eljan Tanini emërohet drejtor i Arkivit Qendror...

8:35

Sherri largohet nga Cagliari, firmos me një...

8:32

Ismajli refuzoi ofertën e majme nga Katari...

8:28

Si do të ndikojë sot “Hëna e...

8:21

Pas dorëheqjeve masive në bashkinë e Vlorës,...

8:03

Rebelët “Huthi” thonë se do të vazhdojnë...

7:48

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim...

6:58

Trump emëron Sean Duffy si administrator të...

6:53

Zjarr në pyllin me pisha në Zvërnec

6:45

Kavaja nderon heroin antikomunist, përurohet shtatorja e...

Më të klikuarat

  • Hëna e plotë në Bricjap “shkund” shenjat, Meri G...
  • E mbytën me litar dhe hodhën në liqen, nxirret nga uji makin...
  • Jep dorëheqjen kreu i AMP
  • Lapaj rrezikon Parlamentin, daja i Endri Shabanit refuzon të...
  • Ndërtimet pa leje në Theth, shkarkohet drejtori i policisë S...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services