Subscribe

Deputetja e Partisë Socialiste Milva Ekonomi  e ftuar në emisionin E-ZONE tha se paratë shtesë që po mbledh qeveria, po shkojnë për politika sociale.

Në aktin e fundit normativ, ku u rishpërndanë 20 miliard lekë përfitues ishin 36 mijë familje me ndihmë ekonomike si dhe 249 mijë  individë pjesë e skemës sociale, por edhe 1144 punonjës të administratës.


Politikat tona kanë në qendër solidaritetin dhe paratë që vijnë nga suficiti, shkojnë për këtë qëllim.  Këtë e kemi treguar edhe gjatë pandemisë, e treguam edhe gjatë krizës së fortë të çmimeve dhe së fundmi me aktin normativ dhamë një tjetër mbështetje. Qeveria në fakt po i mendon të dyja variantet, që në vitin e ardhshëm të rritet edhe masa e ndihmës mujore e shoqëruar dhe me bonus, i cili do të jetë pjesë përbërëse e paketave“- tha Ekonomi në Vizon Plus

Për mazhorancën, paratë shtesë në buxhet vijnë më së shumti nga miradministrimi fiskal. Sipas saj mangësitë e konstatuara në ecurinë e ngadaltë të shpenzimeve për investime  duhet të reflektohen dhe të merren në konsideratë për buxhetin e vitit që vjen.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *