Subscribe

Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratoi përfundimisht shitjen 100 % të aksioneve të klubit shkodran për të mundësuar kështu dhe privatizimin e tij të plotë.

Me 39 vota pro, anëtarët e Këshillit Bashkiak ranë dakord për relacionin e firmosur dhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi ku mes të tjerash përcaktohej shifra fillestare prej rreth 50 milionë lekësh në ankandin e hapur.

 

VOLTANA ADEMI

KRYETARJA E BASHKISË SHKODËR 

“Në asnjë rast nuk do të veprojmë kundër ligjit dhe sigurisht nuk do ia japim të parit që na bën ofertën siç mund të mendojë shumëkush. Do të vendosim sipas ligjit se kush plotëson kriteret dhe më pas kush ofron shumën më të madhe. Jam e lumtur që më në fund bëjmë të mundur miratimin e dhënies së pëlqimit për shitjen e klubit të futbollit të Vllaznisë, e cila duhet thënë është i vetmi klub që deklaron dhe paguan me sa ka fuqinë e vet detyrimet tatimore”

Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon ndërsa kryeson  klasifikim me 10 pikë, 2 më pak se Kastrioti i vendit të dytë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *