Ekipet italiane shkëlqejnë në Uefa Champions League

Xhiro e dytë e ndeshjeve në fazën e grupeve të Champions League ka qenë e gjitha nën shenjen e italianeve. Pas triumfit të Juventusit dhe Romës fillimisht të martën, i erdhi radha suksese të Interit dhe Napolit këtë të mërkurë. Ditë të arta për klubet italiane të cilat me përjashtim të Juventusit në vitet e fundit nuk kanë mundur të ngjiten dot kurrë në nivelin e traditës së italianeve në Europe.
Ziklatërit falë fitores 2 me 1 me permbysje ne Holandë kanë thyer pritshmerite duke bashkëkryesuar grupin me 6 pikë me Barcelonën.
Një duel ai në Ainthoven që ka lënë pas shumë polemika për kartonin e kuq të pretenduar që duhet ti ishte dhënë portierit të Interit Handanovic për një prekje të topit me dorë jashtë zone.
Ndërkohe Barcelona konfirmoi se ku ka Messin në formë është praktikisht e pandalshme me argjentinasin që realizoi një dopiete dhe goditi dy shtylla ndaj Tottenham. Jetike, gati si një finale e fituar edhe triumfi i Napolit ndaj Liverpul në San Paolo që mban gjallë shpresat për kualifikim.
Klasi i Insinjes dhe eksperienca e Ancelotit, i ka bërë napolitanet të ëndërrojnë, të paktën për momentin në një grup ku PSG nga ana tjetër iu falës dyshes magjike Mbape-Neymar për të shkërmoqur serbet.
Ndërkohe në grupin A, Atletico Madrid duket e vendosur që të shfrytëzojë në maksimumin faktin që finalja luhet në shtëpinë e tyre ne 2019 dhe ka hipotekuar që në 2 takimet kualifikimin për më tej.




