E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Egjipti nuk pranon prezencën e forcave izraelite përgjatë kufirit me Rripin e Gazës

Egjipti përsëriti sot se nuk do të pranojë praninë e forcave izraelite përgjatë kufirit me Rripin e Gazës, sipas Al Qahera News TV, e cila është e lidhur me shërbimet e inteligjencës egjiptiane.

Egjipti është një vend ndërmjetësues në përpjekjet për armëpushim midis Izraelit dhe organizatës Hamas në enklavën palestineze.

Sipas një burimi të lartë të cituar nga kanali, Kajro ka komunikuar “nga të gjitha anët” se nuk do të pranojë një prani izraelite në të ashtuquajturin Korridori i Filadelfias, një rrip i ngushtë 14.5 km tokë në kufirin jugor të Gazës. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë