Subscribe

Të mërkurën e ardhshmë, kampionët e Tiranës do të përballen me Dinamo Tbilis në ndeshjen e vlefshme për turin paraelimnator të Champions League.

Kryeqytetasit  janë zhvendosur prej ditësh në Pogradec për të zhvilluar fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo, i cili shfaqet optimist dhe beson deri në fund tek një rezultat pozitiv.

EMMANUEL EGBO

TRAJNER I TIRANËS

”Ne do bëjmë cmos, do japim maksimumin tonë, do të tentojmë pse jo të shkojmë dhe drejt kualifikimin në grup e Europa Leagues është ky objektiv që kam shumë besim. Dhe lojtarët do të japin 100% e tyre.”

Në kampin bardheblu ka pasur shumë zhvillime qe kane kulmuar me largimin e disa lojtarëve megjithatë teknikun nuk e tremb aspak kjo gjë.

EMMANUEL EGBO

TRAJNER I TIRANËS

”Nuk është se na janë prishur shumë planet. Është dicka që ndodh në cdo skuadër, sepse kur mbaron sezoni, kanë lojtarë që duan të vazhdojnë kanë nga ata që duan të shofin karriërën e tyre . Besoj se kemi ekipin që ka dalë kampione në vend dhe na nevojiten 2-3 lojtarë vetëm që mund të zëvendësojnë ata që kanë ikur.”

Trajenri Egbo  do të luaj nesër dhe miqësoren e parë të skuadrës me Pogradecin ku do të ketë një mundësi të mirë për të parë të pare gjendjen e gjithë lojtarëve.  

Ndërsa tek Skënderbeu ,edhe pse jashtë Kupave të Europës,  vijnë ndryshime sa i përket drejtimit të skuadrës sezonin tjetër.

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Skënderbeut. Palët janë duke diskutuar detajet e fundit për të finalizuar kalimin e Ahmatajt në krye të pankinës korçare pas alrgimit te Ilir Dajes.

Pas shqyrtimit të disa kandidaturave, ku janë lakuar së fundmi emra si Bledi Shkëmbi, Mirel Josa, Bledar Devolli dhe Orges Shehi, presidenti i Skënderbeut ka vendosur që t’i besojë stolin teknikut elbasanas, i cili më parë ka drejtuar Tiranën, Teutën, Luftëtarin, Kamzën, Besën dhe Burrelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *