Një punonjës policie i FNSH-së u plagos në kokë gjatë protestës së opozitës këtë të shtunë në qytetin e Fierit.
Sipas policisë rreth 150 protestues u grumbulluan në vendin e e quajtur “ETC” me pankarta në duar e zhurmues për të protestuar kundër kryeministrit Rama.
Policia thotë se gjatë protestës pati tentativa nga ana e protestuesve për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta uniformat blu.
Në momentin e hedhjes së sendeve të forta u plagos një efektiv I FNSH I cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ka bërë me dije se grupi hetimor ka nisur menjëherë analizimin e pamjeve filmike me qëllim që të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.