E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Efektivët e RENEA-s tregojnë momentin e vrasjes së kolegut Ibrahim Basha

Për herë të parë dëshmojnë 4 efektivet e repartit special RENEA, të cilit ishin në detyrë në momentin kur u qëllua për vdekje kolegu i tyre, Ibrahim Basha. Për të ruajtur anonimatin, Gjykata nuk lejoi praninë e medias në seancë, pasi punonjësve ne detyre mund t’u rrezikohet jeta. Gjatë dëshmisë së tyre kundër 11 të pandehurve, ku me kryesoret jane vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, efektivët theksuan se, plumbat kishin ardhur nga e djathta e tyre. Kjo dëshmi, sipas organit të akuzës, provon faktin se, policia u sulmua në qershor të 2015 nga një mur i përshtatur për qitje. Punonjësit e repartit special nuk dhanë shumë hollësira, pasi kishte kaluar shumë kohë dhe nuk mbanin mend në mënyrë kronologjike ngjarjen. Në seancën e radhës pritet të dëshmojnë edhe 3 efektivë të tjerë, për të mbyllur listën e dëshmitarëve të kërkuar nga prokuroria.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë