Ministria e Mbrojtjes dhe Forcës së Armatosur në prag të fillimit të vitit të ri shkollor iu bashkuan nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve.

 

Dyert e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Muzeut të Forcave të Armatosura u hapën sot për 100 fëmijë me statusin e jetimit. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Armatosur iu bashkuan nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Çanta dhe mjetet shkollore iu dhuruan vogëlushëve në prag të vitit të ri shkollor.

 

Ministrja Xhaçka i siguroi fëmijët dhe familjarët e tyre se ndihma për ta nuk do të mungojë asnjëherë e se Ministria e Mbrojtjes e Forcat e Armatosura do të bashkëpunonin vazhdimisht me Kryqin e Kuq për t’ju ardhur në ndihmë këtyre familjeve.

 

“Ushtarakët tanë kuletën nuk e kanë të madhe por e kanë zemrën e madhe. Siç punojnë e sakrifikojnë me dashuri për atdheun, ashtu jam e bindur do të gjejnë edhe mundesitë për të bërë maksimumin për t’u ardhur në ndihme vazhdimisht të dashurve tanë që janë sot të pranishëm këtu me ne. Jam shumë e kënaqur që mbështetjen tonë përmes kontributit të punonjësve të MM e FA, Kryqi i kuq e ka përkthyer në dhuratën më domethenëse, e më të mirë të mundshme këtë prag viti shkollor. Kjo çantë shkolle përmban të gjithë pajisjet mësimore që do t’ju duhen për vitin shkollor e është një mundësi më shumë për të dalë mirë në shkollë e për t’u bërë në të ardhmen të zotët e vetes. Jam bindur se një ditë ju do te jeni krenaria jonë, në të gjitha fushat e jetës”.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar vlerësoi kontributin e FA dhe identifikoi 100 fëmijët që do të ishin pjesë e këtij kontributi, i cili do të vijojë në shenjë bashkëpunimi mes tij dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në ndihmë të familjeve apo fëmijëve në nevojë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *