E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Efektet anësore të ‘AstraZeneca’/ Spitalet gjermane ndalojnë përkohësisht vaksinimin

Spitalet në Gjermani kanë pezulluar vaksinimin antiCovid. Vaksina AstraZeneca, sipas gazetës Die Welt, ka shkaktuar efekte anësore të forta në Nordrhein-Westfalen.

Punonjësit e klinikave dhe spitaleve në Braunschweig dhe Emden raportuan se nuk ishin në gjendje të punonin, pas marrjes së vaksinës AstraZeneca. Kjo ishte e mjaftueshme për të pezulluar përkohësisht vaksinimin e njerëzve.

Reklamë

Po ashtu, përjetuan efekte anësore edhe një numër i lartë punonjësish të spitalit Dukesha Elizabeth të Braunschweig, raporton Die Welt. Për këtë arsye, spitali ka njoftuar shtyrjen e vaksinimeve.

37 nga 88 punonjës shëndetësor të vaksinuar, deklaruan se ata nuk ishin në gjendje që të paraqiteshin në punë, për shkak të reagimeve të vaksinës. Si rezultat, rrethi i Leer njoftoi se nuk do të aplikonte më vaksinën AstraZeneca. \Burimi:ilmessaggero.it

Vazhdo të lexosh

Reklamë