Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike përveç rikthimeve te demokratëve të vjetër kemi pasur dhe largime. Shumë nga anëtarët e kryesisë nuk e kanë pranuar që të bëhen pjesë e votimit për listën e kandidatëve për Këshillin kombëtar.

 

Një ndër këta anëtarë që është tërhequr nga gara është dhe Edvin Kulluri ish eksponet i Partisë Demokratike.

 

Kulluri në fjalën e tij në emision Real Story është shprehur se tashmë në këtë situatë ku është opozita dhe Partia Demokratike, largimi ishte zgjedhja e duhur.

 

“Partia Demokratike është kthyer në një han pa porta. Askush nuk e thotë sa delegat kanë qenë, sa kanë votuar, sa janë zgjedhur. Kjo gjë i jep të drejtë Edi Ramës që të tallet. Sot kemi një qeverisje krejtësisht të dështuar. Teorikisht e vetmja shpresë duhet të ishte opozita. Por Basha ka të njejtën sjellje autokratike si Edi Rama. Çfarë është “Republika e Re”? Eshtë një surrogato e Rilindjes. Modeli Basha nuk ndryshon nga modeli Rama. Vetëm një gjë e them, Basha nuk ka lidhje me krimin.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *