Subscribe

Programi për vaksnimin falas kundër gripit të edukatorëve dhe arimtarëve nisi këtë të premte. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në kopshtin nr. 36 në Tiranë, ku u krye vaksnimi i stafit. Ajo u shpreh se qeveria ka siguruar 380 mijë vaksina falas kundër gripit për të moshuarit, të sëmurit kronikë dhe grupet e tjera të riskut.

 

 “U angazhuam që në krye të herës për të siguruar vaksinën ndaj gripit për grupet e riskuara dhe arritëm që ta 4-fishonim sasinë e dozave të vaksinës për këtë vit, për të siguruar një barrierë më të mirë mbrojtëse për të gjithë grupet e riskuara dhe sot nisim programin e vaksinimit në komunitet, pranë vendit të punës, për të gjithë edukatore dhe arsimtarët në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

 

 

Ministrja foli edhe për vaksinën anti-COVID. Ajo u shpreh se Shqipëria do ta ketë në dispozicion sapo të jetë gati, në të njëjtën kohë me vendet e tjera.

 

 “Jemi duke punuar për të siguruar të gjithë investimet e nevojshme dhe trajnimin e stafit për vaksinën antiCOVID. Qeveria shqiptare është angazhuar nëpërmjet instrumentit COVAX dhe ka parapaguar 3.9 milion dollarë për të siguruar vaksinën antiCOVID për grupet e riskuara, për 20% të popullatës. Jemi duke punuar edhe me Komisionin Europian, por edhe me disa shtete të veçanta të Bashkimit Europian, për të mundësuar që në momentin që vaksina të jetë e disponueshme, Shqipëria të jetë në një linjë me vendet e tjera, për ta patur vaksinën e sigurt, efektive dhe falas për të gjithë qytetarët”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *