Komisioni I Pavarur I Kualifikimit shqyrton integritetin professional dhe deklaratat e pasurisë së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj.

KPK beri te ditur se gjyqtari Islamaj, sipas ILDKPI, nuk ka bere deklarim te rreme te pasurise.

 

Ai është I pari, anëtar I Gjykatës së Lartë që paraqitet para trupës së KPK-së për të kaluar në sitën e vettingut.

Edmond Islamaj ka një karrierë 25 vjecare ne sistemin gjyqësor.

 

 

Më poshtë skeda e pasurisë së gjyqtarit Edmond Islamaj dhe ndryshimet nga viti 200 deri ne 2015, publikuar nga BIRN

 

“Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Edmond Islamaj zotëronte pasuri me vlerë 1.19 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2015, pasuria familjare e tij rezulton të jetë rritur me 9 herë në krahasim me vitin fillestar, duke kapur vlerën e 11.4 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të krijuara gjatë viteve 2003-2015 janë në vlerën e 26.5 milionë lekëve dhe përbëhen në 67 për qind nga paga dhe shpërblime nga funksioni, 25 për qind nga paga e bashkëjetueses si dhe 6.3 për qind nga të ardhurat nga qiratë.

Pasuria familjare e gjyqtarit Islamaj përbëhej në fund të vitit 2015 nga rreth 1.7 milionë lekë llogari bankare, 8.1 milionë lekë kursime në cash, një automjet si dhe rreth 1.1 milionë lekë pasuri të paluajtshme. Në këtë kategori është përfshirë edhe një apartament 71.5 metra katrorë i përfituar nga procesi i privatizimit në vitin 1993.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 12 deklarata pasurie të gjyqtarit Islamaj, të cilat rezultuan pa probleme.

Ndërkohë, gjatë analizës u identifikuan si “flamuj të kuq” mungesa e deklarimit të burimit për pasurinë e bashkëjetueses së zotit Islamaj në vitin 2005; e cila përbëhej nga një apartament banimi, një ambient për dyqan dhe një garazh, të deklaruara në vlerën e 1 milionë lekëve. Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar gjatë analizës së deklaratave të pasurisë është mbajtja jashtë sistemit bankar të kursimeve në vlerë akumulative prej 8.1 milionë lekësh.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *