E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Edita Tahiri: Rënia e LDK-së nisi me dëbimin e drejtuesve të saj

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Edita Tahiri, themelues e LDK-së, teksa bisedohej për zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të zhvilluara të dielën e14-Shkurtit në Kosovë, për rezultatet dhe humbjen e LDK-së, u shpreh se rënia e Lidhjes Demokratike të Kosovës nisi që me dëbimin e drejtuesve të saj.

“LDK-ja si parti fillon veprimtarinë e saj pas luftës, mirëpo edhe lojëtarët që kanë ndodh në Lidhjen Demokratike pas luftës ka qenë largimi apo dëbimi I udhëheqjes së LDK-së. Dhe ky dëbim e ka zbrazur LDK-në nga koka e cila ishte udhëheqëse e proceseve historike të çlirimit dhe pavarësisë.

Këtu fillon pra, rrënja e parë si strukturë, edhe pse ka vazhduar 20 vite herë në pushtet, herë në opozitë, megjithatë kjo ka vazhduar vazhdimisht duke shkelur systemin e vlerave brenda asaj marrëdhënie dhe me demokracinë…”

Më shumë video

Reklamë