Marina Orikum ishte mikpritëse e një prej ngjarjeve që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, “Panairi Detar Ballkanik”.
Ky event është i rëndësishëm për industrinë detare dhe synon që të kthehet në një pikë takimi të përvitshëm për të gjithë të pasionuarit e detit, bizneset që merren me industrinë detare dhe atë të jahteve.
Rreth 60 kompani vendase, rajonale dhe europiane u bënë pjesë e këtij panairi, duke ofruar produktet dhe shërbimet që ofrojnë, por edhe për të shkëmbyer eksperiencën mes tyre. Nuk munguan në këtë edicion përfaqësues të brandeve të njohura ndërkombëtare të jahteve, kompani që ofrojnë produkte dhe shërbime të specializuara për mirëmbajtjen e jahteve.
“Si shoqata detare italiane ne përfaqësojnë 99% të marinave në Itali, Ne besojmë se bregdeti shqiptarë është shumë premtues për industrinë detare dhe jahtet, ndaj dhe jemi sot në këtë event për të nxitur turizmin detar që të rritet më tej. Veçanërisht bregu midis Vlorës dhe Sarandës është një pozicion shumë interesant për investime, si ky ku ne ndodhemi në Marina Orikum“-
Pas hovit që ka marrë turizmi vendas, duket se tani është koha për tu fokusuar në investimet elitare, si dhe për të nxitur ekonominë blu e cila është në fillesat e saj, por me një të ardhme shumë premtuese.
Pjesë e panairit nuk munguan edhe demonstrime ujore nga komanda e qendrës polumbare shqiptare.
Por një event i tillë mbart edhe një tjetër rëndësi. Ai është një mundësi edhe për investitorët e huaj që duan të hyjnë në tregun detar, por edhe në tregun e real astate. Të dy tregjet përfaqësojnë turizmin elitar, aty ku synohet të shkohet në të ardhmen. Grupi Concord Investment mbështetësi i një eventi të tillë vjen në këtë marinë me një projekt ambicioz që do të zhvillojë më tej zonën duke sjellë një standard të munguar në tregun turistik.
“Panairi i Detar Ballkanik” nuk është një event vetëm për dashamirësit e detit. Ai është një sinjal se ku duhet të fokusohen investimet për të patur një turizëm të qëndrueshëm dhe elitar dhe të mos mbetemi në lojën e shifrave turistike.
/vizionplus.tv