E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Edi Rama takim me Sekretarin e NATO-s të mërkurën në Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të presë në një takim këtë të mërkurë, më 17 shtator, kryeministrin e vendit Edi Rama.

Takimi mes tyre do të ndodhë herët në mëngjes, që sipas axhendës të botuar në faqe zyrtare të NATO-s, në orën 09:00 do të mbahet fjala e Sekretarit Rutte dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Takimi do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Reklamë

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në kuadër të Konferencës së 6 Ndërqeveritare pasi sot BE-ja hapi negociatat edhe për 4 kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë