E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Edi Rama: S’kam pasur kurrë tendencë të kandidoj kriminelë

Rama tha se nëse do të kthehej pas në kohe do të bënte sërish të njëjtat zgjedhje sa i takon deputeteve që u futen në parlament në 2013 e që u përjashtuan si pasojë e dekrinalizimit. Duke iu kundërvënë analisteve, Rama tha se Mark Frroku nuk ka qënë kurrë pjesë e PS.

 

“Mark Frroku nuk ka qene zgjedhja ime. Arben Ndoka po, ka qene zgjedhja ime. I dal per Zot atyrë qe kam bere. Nuk kam pasur kurre tendence te kandidoja kriminel. Madje kam qene i pari që kam kërkuar dëshmi penaliteti. Jo te gjithe jane kriminela. Kane bere gabime por jane njere te rehabilituar. Ateherë nuk ka qene dekriminalizimi që ata te mos kandidonin.Historia krimi, krimi, krimi eshte propagande per te kriminalizuar mazhorancen. Sot nuk eshte rastesi qe kemi numrin me te vogel te vrasjeve.Jane sekuestruar 145 mln euri pasuri te krimit, 145 here me shume se ne kohen e Berishes.”

Më shumë intervista