Një ditë pasi Shqipëria mori 1 miliardë e 150 milionë euro ndihmë financiare nga Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve, kryeministri Edi Rama, ishte në Durrës, një nga zonat me dëmet më të mëdha nga tërmeti i Nëntorit.

Kreu i qeverisë inspektoi punimet e nisura në disa nga pallatet e dëmtuara përgjatë plazhit. Angazhimi është që meremetimi i 1859 apartamenteve të mbyllet në fund të Marsit dhe banorët të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Shqetësimit të subjekteve ndërtuese për mungesë punëtorësh, kryeministri Edi Rama, u dha si zgjidhje marrjen e tyre nga jashtë.

 

Për të përballuar me fuqi punëtore fazën e parë të rindërtimit që janë kryesisht ndërhyrje meremetuese, Edi Rama, kërkoi nga pushteti vendor që të angazhojnë brigadat e tyre të punëtorëve kundrejt pagesës nga firmat ndërtuese.

Ndërkohë kryeministri siguroi përmes një statusi në facebook, se programi i rindërtimit do të kthehet në bazën e një zhvillimi të ri ekonomik e social.

Fondet e mbledhura dje, – nënvizon rama – janë vetëm pjesa kryesore , por jo e vetmja e planit ekonomik 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *