Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ftesën drejtuar kreut të opozitës Lulzim Basha, për të negociuar për zgjidhjen e ngërçit politik mbi zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Kjo çështje, tha Rama, do të ishte pikënisja e një pakti kombëtar për Integrimin Europian.

 

“Ftesa ime është për një pakt kombëtar për Europën, në funksion të çeljes së negociatave si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë vetëm dhe për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme duke u nisur nga fakti se pavarësisht se ne kemi mundësinë kushtetuese të një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, të krijojmë kushtet që të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe nga ana tjetër që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për të çelur negociatat. Unë kam për borxh të bëj deri në fund atë që më takon e sigurisht pastaj borxhet që opozita i ka vendit janë borxhe që opozita vetë duhet ti konsiderojë e ti trajtoj si të tilla”.

 

Kreu i qeverisë foli nga Bullgaria, e cila do të mbajë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian.

 

“Ne kemi presidencën bullgare dhe kryeministri bullgar është absolutisht i përfshirë dhe tërësisht i përkushtuar që të japi një shtysë të rëndësishme nga ana e presidencës së Bashkimit Europain në këtë 6 mujor një mbështetje të fortë të kandidaturës së Shqipërisë për çeljen e negociatave”

 

Raportet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, tha Rama, vazhdojnë për projektet në infrastrukturë, në energji, në infrastrukturën dixhitale si pjesë e procesit të Berlinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *