Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Beograd, ku do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për nismën “Ballkani i Hapur”. Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Nikola Selakovic.

 

Kreu i ekzekutivit pritet të zhvillojë një darkë joformale me zyrtarët e beogradit dhe të ftuarit e tjerë.

 

Ndërkohë, takimi i së enjtes mes kryeministrit Rama, presidentit serb Alexandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, do të paraprihet nga një diskutim me përfaqësues të kompanive nga të tre shtetet si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *