E premte, 25 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Edi Rama letër Albin Kurtit: Me mbështetjen e SHBA dhe BE Kosova ka shënuar arritje

Kryeministri në detyrë i Kosovës ka marrë një letër nga homologu i tij i Shqipërisë, Edi Rama, për 17-vjetorin e Pavarësisë.

Në letër, Rama ka theksuar se, përtej sfidave të shumta që ka pasur vendi, me ndihmën e aleatëve ka shënuar arritje tejet të larta.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës. Një histori progresi të gjithanshëm demokratik dhe prosperiteti,” shkruan Rama.

Ndër të tjera, Rama ka shprehur mirënjohje ndaj themeluesve të Republikës së Kosovës.

Reklamë

“Një rrugëtim sfidues dhe i suksesshëm deri më 17 shkurt të vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe një rrugëtim po kaq sfidues e i suksesshëm deri më sot, për forcimin e saj. Edhe një herë, duke riafirmuar gjithë vullnetin tonë për bashkëpunim të gjithanshëm, unë Ju uroj nga zemra: Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia Juaj, dhe nëpërmjet Jush, gëzuar të gjithë motrave e vëllezërve të Kosovës,” shprehet Rama.

Letra e dërguar nga kryeministri Edi Rama është dërguar më 13 shkurt, por është bërë publike këtë të mërkurë.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë