E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Edi Rama, Kryeministër”/ Mbërrin në Presidencë shkresa e PS-së

Një javë para mbledhjes së Parlamentit të ri, Partia Socialiste ka dërguar në Presidencë emrin e Edi Ramës si propozim për kryeministër të Shqipërisë.

 

Sipas Kushtetutës, “Presidenti i Republikës në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin me propozim të partisë, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.”

 

Reklamë

Duke zbatuar këtë parashikim, Partia Socialiste, e cila fitoi 74 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka propozuar Edi Ramën si Kryeministër.

 

Pasi kryetari i shtetit Ilir Meta të firmosë emrin e Edi Ramës, kryeministri do të dalë para Parlamentit për të prezantuar programin politik, duke kërkuar votëbesimin e deputetëve për kabinetin e tij.

 

4 vite më parë, edhe pse perplasjet mes Ilir Metës dhe mazhorancës socialiste ishin të forta, kreu i shtetit nuk e vonoi asnjë ditë miratimin e qeverisë së re.

 

Mbetet për tu parë si do të veprojë këtë herë presidenti Meta, në kushtet kur socialistët kanë votuar edhe për shkarkimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë