E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama në Kuç: Marrim 78 mandate! Lideri i PS bën parashikimin e radhës për zgjedhjet e 11 majit

“Momerandumi i Kuçit” e quajti kryesocialsiti Edi Rama parashikimin për rezultatin e ardhshëm zgjedhor të 11 majit, ku sipas tij Partia Socialiste fiton 78 mandate të mundshme.

“74 është aktuale nuk lëviz, minimum 1 në Dibër, plus 1 në Shkodër, plus  1 në Fier, plus dhe 1 në Elbasan 1, ky është minimum 78 nën 79 nuk bie Partia Socialiste”, tha Rama.

Reklamë

Pas nënshkrimit të memorandumit, Rama kishte një dhuratë për mikrpitësin.

Reklamë

“Kam një dhuratë për ty, një pasaportë europiane, shife sa e bukur është, Landit të memorandumit”, tha Rama.

Në Kuç Rama u prit tradicionalisht me këngë labe dhe raki.

“Më vjen mirë që fjalën që dhashw dhe ja qendra po bëhet, tani duhet punuar për ca bujtina më shumw”, tha shefi i qeverisw shqiptare.

Parashikimin në zonën e Kuçit, kreu i selisë rozë e ka kthyer në traditë sa herë zhvillohen zgjedhje./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë