E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Edi Rama: 18 qershori, agimi i drejtësisë së re

Per Edi Ramen nuk ka me dyshime se Partia Demokratike ka si qellim te vetëm, bllokimin e zgjedhjeve parlamentare dhe vetingun. Por sipas kryeministrit, kjo nuk ka për te ndodhur. Ne rubrikën e se dielës, shefi i qeverise garantoi se reforma në drejtësi është e para që do të marrë jetë në legjislaturën e re. Zbatimi i saj, sipas kryeministrit, do t’i mundësoje Shqipërisë, hapjen e negociatave.

 

Letren e komisionerit për zgjerimin Hahn, drejtuar shqiptareve, Rama e konsideroi si një mbështetje per Shqipërinë Europiane, por edhe si një mesazh se Partia Demokratike tashme është braktisur nga te gjithë.

 

Reklamë

Ne fund, kryeministri kishte nje apel edhe per te gjithë demokratet, te cilëve u kërkoi te ndahen nga lidershipi qe po e çon partine drejt vetëshkatërrimit.

 

 

Më shumë video

Reklamë