E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Edhe “VIP-at” të infektuar/ Nga politika, tek kinematografia e sporti

Numri i viktimave dhe të infektuarve vijon të rritet ndjeshëm edhe në SHBA ndërsa sëmundja ka prekur edhe personalitete të njohur të politikës, kulturës dhe sportit. Të gjithë të detyruar ti nënshtrohen vetëizolimit dhe të punojnë nga shtëpia. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau është i detyruar të drejtojë vendin nga shtëpia pasi bashkëshortja e tij Sophie Trudeau rezultoi pozitive si mbartëse e covid-19.

 

Virusi pa dallim ka bërë që dhjetëra zyrtarë qeveritarë në mbarë botën – nga administratorët deri tek krerët e shteteve – të ndërmarrin masa paraprake pasi janë infektuar ose kanë patur kontakt me të tjerë perosona të infektuar. I tillë është edhe rasti i 9 senatorëve amerikanë, ministres britanike të shëndetësisë, zëvendësministrit të shëndetësisë të Iranit, ministrit të kulturës në Francë dhe të tjerë.

 

Edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, gjithashtu është duke u izoluar për dy javë si masë paraprake, pasi udhëtoi nga Italia një javë më parë.

 

Edhe aktori i hollivudit, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson gjenden të izoluar pasi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.Edhe bota e sportit nuk i ka shpëtuar sëmundjes duke sjellë rrjedhimisht anullimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve të tjera në shkallë të gjerë.

 

Më shumë video