Edhe TKOB pa kalendar artistik, teatri nis sezonin me rikthimin e shfaqjeve të vjetra
Me nisjen e vitit 2025 Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka nisur menjëherë me vënien në skenë të shfaqjeve dhe premierave të reja.
Koncerti instrumentalo-simfonik “Rachmaninoff dhe Tchaikovsky” është premiera e parë që do të ngjitet në skenë sonte në mbrëmje.
Nën dirigjimin e Sergio Alapont, do të përjetësohen tingujt e dy gjigantëve të muzikës klasike.
“Koncerti nr. 3 për piano dhe orkestër i Rachmaninoff-it, një kryevepër që do të emocionojë publikun me ndjeshmërinë dhe fuqinë e saj dramatike, do të interpretohet nga pianisti virtuoz Giovanni Bertolazzi, i cili do të sjellë çdo notë të kësaj vepre në një udhëtim intensiv shpirtëror. Nga ana tjetër, Simfonia nr. 5 e Tchaikovsky-t, një vepër e mbushur me pasion, trishtim dhe triumf, që përshkruan betejën e njeriut me fatin, do të vijë fuqishëm nga Orkestra Simfonike e TKOBAP-së”, tha dirigjenti Sergio Alapont.
Nga ana tjetër edhe Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve do të nis menjëhërë me rikthimin e tij përmes koncertit “Trëndafilin kur ta dhashë”.
Ansambli i cili është cilësuar si pasaportë identiteti për Shqipërinë edhe këtë vit do të vijë me një kalendar artistik të shkëputur nga ai i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Edhe pse ende nuk ka gati një kalendar vjetor ky institucion duket se do të vijojë punën me shfaqje përgjatë fundjavave./vizionplus.tv
Më shumë video



