E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Edhe Pence, si guvernator i Indianës, ka përdorur e-mail privat për çështje shtetërore

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka përdorur një e-mail privat për të menaxhuar çështje të polikës në përgjithësi, ndërsa mbante postin e guvernatorit të Indianës, raportoi sot një media amerikane.

 

E-mailet e siguruara nga “Indianapolis Star”, gazetë e këtij shteti, kanë treguar se Pence përdorte këtë postë elektronike private për mesazhe që kishin rënë pre e një sulmi kibernetik verën e kaluar, sipas së përditshmes, ku diskutoheshin çështje të ndjeshme dhe që kishin të bënin me sigurinë kombëtare.

 

Reklamë

“Si guvernator, Pence është në pajtueshmëri të plotë me ligjin e shtetit të Indianës në lidhje me përdorimin e email-eve dhe ruajtjen e tyre”, saktësoi zyra e tij për të përditshmen.

 

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në 2016 përkrah Donald Trump, Mike Pence kritikoi rivalen e tyre demokrate, Hillary Clinton se ka përdorur një llogari private e-mail, e lidhur me një server privat kur ajo mbante postin e sekretares së Shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë