Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se është më “zi se diktatura në raport me Kushtetutën”.

 

Sipas tij, diktatura në kohën e regjimit komunist ishte me serioze lidhur me Kushtetutën e saj.

 

“Ndryshe nga Edi Rama qe e dhunon dhe e ndryshon nga mengjesi ne darke Kushtetuten dhe kerkon te rrembeje Gjykaten Kushtetuese, perkundrazi Partise se Punes ju deshen tre vjet pune per ta ndryshuar Kushtetuten e saj ne vitin 1976”, shkruan Vasili në “Facebook”.

 

Ndërkohë, ka sjellë deklaratën e profesor Ismet Elezit kohë më parë, i cili tregonte detaje nga përgatitja e Kushtetutës dhe ndryshimet në 1975. Më pas, kërkon që të bëhet një lloj krahasimi nga ana formale me Partinë e Punës dhe qeverisë Rama.

 

“Puna për përgatitjen e Kushtetutës filloi që në vitin ’73, patëm një mbledhje nën drejtimin e Adil Çarçanit në kryeministri dhe u caktua një komision. Ky komision që u krijua, në realitet ishte për një pjesë të kushtetutës, kryesisht për organizimin shtetëror. Të tilla grupe ishin krijuar edhe për sektorë të tjerë. Në fillim ndryshimet e Kushtetutës u bënë heshtazi deri në ’75. Në 1975 në Kuvendin popullor parashtroi hartimin e një kushtetute të re që të paraqiste etapat e socializmit. Në atë seancë u krijua komisioni. Kjo ishte ana formale e jashtme”, deklaronte asokohe Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *