E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Edhe një javë afat për rivlerësimin e pasurisë

Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e procesit të rivlerësimit të pasurisë me një tatim prej 2 %, sportelet e zyrave të regjistrimit janë përballur me një dyndje aplikimesh.

 

Si gjithmonë shqiptarët kujtohen në fund të afatit, edhe pse kanë qenë 9 muaj kohë në dispozicion, që nga shtatori i 2016.

 

Reklamë

Sipas te dhënave nga zyra qendrore e regjistrimit të pasurive, deri në 19 Maj 2017 janë kryer rreth 51 mijë aplikime, nga të cilat 42 mijë kanë përfunduar procesin. Nga kjo shifër, buxheti i shtetit ka përfituar 3 miliard lekë.

 

Nga ky proces numrin më të madh të aplikimeve e mban Tirana, më pas vjen Durrësi, Vlora etj. Kjo është hera e tretë që qeveria, hap fushata të tilla rivlerësimi me normë tatimi minimale, nje herë në 2011, e më pas në 2013. Por fushata e fundit ka pasur një trend të lartë interesi.

 

 

Më shumë video

Reklamë