E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Edhe Kosova pret afganët e parë

Ilustrim · Vizion Plus

Në Kosovë të dielën më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytetarëve afganë, prej 111 personash, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan nga Gjermania me një avion të forcave ajrore amerikane, i cili ateroi në Kosovë pak pas orës 20:00. Autoritetet kosovare po ashtu njoftuan se gjatë të hënës pritet të arrijë grupi tjetër i afganëve.

Qytetarët afganë, që kanë punuar me NATO-n, së bashku me familjet e tyre, do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë, derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara. Në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë.

Afganët që kanë arritur në Kosovë, do të strehohen në një kamp të një kompanie ndërtuese, që gjendet pranë bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Ferizaj.

Për të pritur qytetarët afganë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dolën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett./REL

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh