Vaksina kundër virusit Corona e kompanisë gjermane BioNTech dhe partnerit të saj amerikan Pfizer, në të ardhmen mund të përdoret edhe për grupmoshën 12 deri në 15 vjeç në SHBA. Agjensia amerikane e ilaçeve e ka licencuar përdorimin e vaksinës. Kjo do të thotë se leja e dhënë më parë për personat prej moshës 16 vjeç e më shumë është përshtatur dhe zgjeruar në përputhje me rrethanat e tanishme, kumtoi FDA në Silver Spring në shtetin federal Maryland.

Ky është një “hap i rëndësishëm në luftën kundër pandemisë”, theksoi shefja e ekzekutivit të FDA Janet Woodcock. “Masa lejon që një popullsi më e re të mbrohet kundër COVID-19, duke na sjellë më pranë ndjenjën e kthimit të normalitetit dhe shpreson se po i vjen fundi pandemisë.” Prindërit dhe kujdestarët ligjorë mund të jenë të sigurt që Agjencia ka kryer një kontroll rigoroz dhe të plotë të të gjitha të dhënave në dispozicion, për përdorimin e kësaj vaksine.

EMA vazhdon kontrollet

Kanadaja fqinje ka lejuar javën e kaluar përdorimin e vaksinës BioNTech/Pfizer për fëmijë dhe adoleshentë të moshës 12 vjeç e më shumë. Edhe Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) po e shqyrton aktualisht dokumentacionin dhe mundësinë e dhënies së dritës jeshile për përdorimin e kësaj vaksine tek fëmijët e kësaj moshe. Një vendim konkret pritet nga mesi i qershorit – nëse është e mundur deri në fund të majit, siç thotë shefi i EMA-s, Emer Kook.

Prodhuesit e vaksinave njoftuan disa javë më parë se një studim i tyre ka dëshmuar se efektiviteti i vaksinës tek grupmoshat 12 deri në 15 vjeç në SHBA ka qenë 100 përqind. Vaksinimi gjithashtu tolerohej mirë. Efektet anësore kanë qenë të njëjta sikur ato të grupmoshës 16-25 vjeç./ DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *